Liverpool denoncon në polici Mohamed Salah (VIDEO)

Liverpool ka denoncuar në polici një video të bërë virale ku shfaqet sulmuesi Mohamed Salah duke përdorur celularin e tij ndërsa po nget makinën. Video që qarkullon në internet mendohet se është realizuar pas ndeshjes së të dielës kundër West Ham, të fituar 4-0 nga Reds. Egjiptiani është filmuar duke ecur me makinë ndërkohë që ka edhe telefonin në dorë.

Tifozët e shumtë, përfshi edhe fëmijë, po brohorisnin për pak vëmendje nga sulmuesi i tyre i preferuar, por ai i injoron dhe me telefon në dorë i jep gaz makinës.

Përmes një zëdhënësi të klubit, Liverpool ka njoftuar se e ka raportuar incidentin në polici, ndërsa kjo e fundit reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale duke thënë se departamenti përkatës po merret me këtë çështje.

“Klubi e ka diskutuar me lojtarin këtë rast dhe ka vënë në dijeni policinë, por kemi vendosur që ta zgjidhnim së brendshmi dhe nuk do të ketë komente të tjera mbi këtë histori”, thuhet në deklaratën e Liverpool.

Salah, i cili shënoi golin e parë në fitoren e të dielës, nuk është përfshirë asnjëherë në incidente të këtij lloji ndërsa luan me Liverpool. Ndërsa gjatë Botërorit, fotot e tij me udhëheqësin e Çeçenisë Ramzan Kadyrov, i cili konsiderohet gjerësisht si diktator dhe shkelës i të drejtave të njeriut, morën komente negative./EDS/

Liverpool striker Mo Salah has been referred to the police by his club after he was apparently filmed using a mobile phone at the wheel of his car. pic.twitter.com/dLxO0AiLfj

— BBC North West (@BBCNWT) August 13, 2018

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan