Liverpool-i i gatshëm të paguajë klauzolën e yllit të Milanit

Liverpool-i i gatshëm të paguajë klauzolën e yllit të Milanit

Tre vjet më parë ai arriti në Milano pasi Milan e fitoi atë për afër 300 mijë euro. 36 muaj më vonë, ai është një nga lojtarët më të mirë të kuqezinjve, pasi tani vlera e tij është rreth 50 milionë euro. Po po flasim për Suso, sepse e ardhmja e tij si kuqezi nuk është e sigurit.

Suso rinovoi kontratën e tij me Milanin në shtator dhe është i lidhur me klubin deri në vitin 2022. Paga e tij shkoi nga 1 mln euro në 3 milionë euro ndërsa ka një klauzolë lirimi prej 40-50 milionë eurosh që u shtua në kontratën e tij të re.

Nëse Barcelona shpenzoi 160 milionë euro për Coutinho-n, shumë klube të mëdha evropiane nuk do ta kishin problem që të jepnin 50 milionë euro për Suso-n.

Liverpool që kohët e fundit humbi Coutinho-n kanë interes për Suso, pasi ai është një mundësi reale për ekipin e Klopp, ndërsa ata kërkojnë një zëvendësues për brazilianin.

Sipas burimeve të “Calciomercato.com”, ende nuk ka pasur kontakte zyrtare për Suso-n nga Liverpool-i, pasi prioritet i tyre është Lemar dhe Mahrez. Tottenham është një tjetër klub që ka interes të madh për të dhe Milan do të duhet të përgatitet mirë…