Liverpool-i i gatshëm të paguajë klauzolën e yllit të Milanit

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Janar 2018 23:10
Shumë klube të mëdha evropiane nuk do ta kishin problem që të jepnin 50 milionë euro për të

Tre vjet më parë ai arriti në Milano pasi Milan e fitoi atë për afër 300 mijë euro. 36 muaj më vonë, ai është një nga lojtarët më të mirë të kuqezinjve, pasi tani vlera e tij është rreth 50 milionë euro. Po po flasim për Suso, sepse e ardhmja e tij si kuqezi nuk është e sigurit.

Suso rinovoi kontratën e tij me Milanin në shtator dhe është i lidhur me klubin deri në vitin 2022. Paga e tij shkoi nga 1 mln euro në 3 milionë euro ndërsa ka një klauzolë lirimi prej 40-50 milionë eurosh që u shtua në kontratën e tij të re.

Nëse Barcelona shpenzoi 160 milionë euro për Coutinho-n, shumë klube të mëdha evropiane nuk do ta kishin problem që të jepnin 50 milionë euro për Suso-n.

Liverpool që kohët e fundit humbi Coutinho-n kanë interes për Suso, pasi ai është një mundësi reale për ekipin e Klopp, ndërsa ata kërkojnë një zëvendësues për brazilianin.

Sipas burimeve të “Calciomercato.com”, ende nuk ka pasur kontakte zyrtare për Suso-n nga Liverpool-i, pasi prioritet i tyre është Lemar dhe Mahrez. Tottenham është një tjetër klub që ka interes të madh për të dhe Milan do të duhet të përgatitet mirë...

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike