Liverpooli dëshiron ta largojë Shaqirin, David Neres zëvëndësues i tij

20 Prill 2019

Liverpooli është duke menduar për lëvizjet rreth sezonit të ardhshëm.

Klubi anglez është dëshpëruar pari Xherdan Shaqiri dështoi të përmbushë pritjet për të qenë tejet konkurrent ndaj treshes sulmuese Salah – Firmino – Mane.

Sipas Le 10 Sport, sportive kjo nga franca, Liverpooli dëshiron ta largojë Shaqirin pasi që ai paguhet hiç më pak se 80 mijë funte në javë.

Anësori shqiptar nga Zhegra e Gjilanit me largimin e tij do të krijonte hapësirë për asin e Ajaxit, David Neres i cili është në planet e Liverpoolit.

Sulmuesi 22 vjeçar ka qenë fantastik këtë sezon duke realizuar 12 gola dhe 15 asistime në 46 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/

www.telegrafi.com