Liverpooli i gatshëm të 'luftojë' deri në fund për Mbappen

07 Nëntor 2019

Klubi i madh anglez, Liverpooli do të provojë deri në fund transferimin e Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain.

Mbappe ka qenë një sensacion që nga momenti i transferimit te PSG nga Monaco, por tani ndjen se ai nuk ka më hapësirë ​​për t’u rritur në Ligue 1.

Paraqitjet e tij të mira me shumë gola dhe asistime kanë bërë që klubet më të mëdha evropiane të duan transferimin e tij.

Lexo po ashtu: Presidenti i Monacos, Vasilyev: Mbappe e do Real Madridin

Sipas mediumit El Desmarque, Liverpool është i gatshëm të bëjë betejë me çdo klub për nënshkrimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain.

Reds po përgatiten për një ‘luftë’ transferimi me Real Madridin, të cilët janë admirues të një kohe të gjatë të talentit që fitoi Kupën e Botës 2018 me Francën.

Lexo po ashtu: Zidane: Mbappe ka thënë që ëndrra e tij është të luajë për Real Madridin

Mbappe gjithashtu pëlqehet edhe nga Barcelona, Juventusi dhe Manchester Unitedi.

Çmimi i yllit të madh francez thuhet te jetë rreth 300 milionë euro. /Telegrafi/

www.telegrafi.com