Liverpooli insiston për transferimin e Asensios

15 Dhjetor 2018
Liverpooli insiston për transferimin e Asensios

Liverpooli është përpjekur për të nënshkruar me Marco Asension gjatë afatit kalimtar veror.

Tri ofertat e klubit anglez ishin refuzuar nga kampionët aktual të Evropës, Real Madrid.

Por drejtuesit e The Reds nuk janë dorëzuar dhe dëshirojnë me çdo kusht të nënshkruajnë me anësorin spanjoll.

22-vjeçari nuk është i lumtur aktualisht në Madrid pasi nuk është pjesë e formacionit bazë nga Santiago Solari.

Kjo e ka mërzitur yllin spanjoll që ditë më parë deklaroi publikisht se dëshiron të jetë më i rëndësishëm te Reali.

Marco Asensio. (Photo by Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Liverpool po monitoron me kujdes situatën e Asensios tek Los Blancos dhe po synojnë transferimin e tij.

Mediat angleze dhe ato spanjolle kanë raportuar se Jurgen Klopp e pëlqen shumë reprezentuesin spanjoll.

Për ta bindur Realin të heqë dorë nga talenti i tyre, Liverpool ka gati një ofertë prej 120 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse Reali do ta lejoj largimin e Asensios, apo lojtari do të fillojë të luajë më shpesh nga minuta e parë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com