Liverpooli interesohet për tre lojtarët e RB Salzburg

07 Tetor 2019

Liverpooli e ka mposhtur skuadrën austriake Red Bull Salzburg në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve.

The Reds kanë marrë një fitore të vështirë me rezultat të ngushtë 4:3, me austriakët që bënë një paraqitje të jashtëzakonshme.

E duket se trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka mbetur i mahnitur nga futbollistët e gjigantit austriak.

Mediat angleze kanë raportuar se menjëherë pas ndeshjes The Reds janë interesuar për tre futbollistët e Salzburgut.

Takumi Minamino. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Takumi Minamino që shënoi gol e asistoi në këtë takim është objektivi kryesor i Liverpoolit.

Japonezi shënoi një gol të mrekullueshëm në Anfield duke e turpëruar mbrojtësin Van Dijk dhe shkëlqimi i tij i ka rënë në sy Jurgen Kloppit.

24-vjeçari në rast transferimi në Anfield mund t’i kushtojë Liverpoolit rreth 30 milionë euro.

Ndërkohë kampionët në fuqi të Evropës kanë shfaqur interesim edhe për dy lojtarët tjerë të gjigantit austriak.

Dominik Szoboszlai. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Fjala është për mesfushorin e talentuar Dominik Szoboszlai dhe sulmuesin norvegjez Erling Haaland.

Hungarezi ka një çmim rreth 40 milionë euro dhe po kërkohet edhe nga Arsenal, ndërsa vlera e norvegjezit Haland sillet rreth 30 milionë. /Telegrafi/

Erling Haland

www.telegrafi.com