Liverpooli publikon listën për Ligën e Kampionëve, Shaqiri pjesë e saj

04 Shtator 2019

Liverpooli ka paraqitur skuadrën e tyre për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për sezonin 2019-20.

Reds fillojnë mbrojtjen e tyre për trofeun evropian këtë muaj pasi u shortuan në grup së bashku me Napolin, Salzburgun dhe Genkun.

Kështu, trajneri Jurgen Klopp ka vendosur për lojtarët që do t’i ketë me vete në fazën e grupeve dhe tashmë ka paraqitur listën.

Lexo po ashtu: Vlera e 32 klubeve që do të luajnë në Ligën e Kampionëve është 16 miliardë euro

Në listë janë të gjithë lojtarët e ekipit të barë, ku nuk mungon ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Our 2019/20 #UCL squad list ⬇️https://t.co/Erw88MVGNp

— Liverpool FC (@LFC) September 4, 2019

Lista A: Alisson, Elliott, Firmino, Salah, Gomez, Henderson, Keita, Lallana, Lonergan, Lovren, Mane, Matip, Milner, Origi, Oxlade-Chamberlain, Robertson, Adrian, Shaqiri, Fabinho, Van den Berg, Van Dijk, Wijnaldum.

Lista B: Alexander-Arnold, Brewster, Jones, Kane, Kelleher, Larouci, Leëis.

/Telegrafi/

www.telegrafi.com