Liverpooli refuzon mundësinë e rikthimit të Coutinhos

17 Janar 2019

Skuadra angleze, Liverpooli nuk ka plane për të ri-nënshkruar me yllin brazilian, Philippe Coutinho.

Ylli brazilian u transferua para një viti nga Liverpooli te Barcelona për një shifër prej 142 milionë eurosh.

Megjithatë, Coutinho ka dështuar t’i tregojë vlerat e tij te Barcelona dhe po flitet për një largim nga gjiganti katalunas.

Lexo po ashtu: Dhjetë blerjet më të mëdha në histori të afateve të janarit, nga Coutinho te Van Dijk e Mata

Ai filloi me shkëlqim në Camp Nou, por kohëve të fundit ka rënë poshtë në urdhrat e trajnerit Ernesto Valverde.

Coutinho ishte kthyer në idhull te Liverpool pas paraqitjeve brilante (Foto: Getty Images)

Kështu, shumë skuadra janë lidhur me një transferim të Coutinhos, ku më e përfolura është Manchester Unitedi.

Disa mediumeve e lidhën edhe Liverpoolin me një rikthim të Coutinhos, por The Mirror raporton që Reds nuk janë të etur për ta kthyer 26-vjeçarin.

Lexo po ashtu: United fillon negociatat me agjentin e lojtarin, gati oferta e lartë për Coutinhon

Reds thuhet se do të përpiqen për të gjetur një mesfushor të ri të talentuar në verë, por që ka më shumë tipare mbrojtëse.

Edhe Coutinho është i vendosur të vazhdojë me Barcelonës për pjesën tjetër të sezonit dhe të vendosë të ardhmen e tij në verë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan