Liverpooli shumë afër transferimit të Thiago Alcantaras

03 Korrik 2020

Klubi anglez, Liverpooli thuhet se është ‘shumë afër’ përfundimit të nënshkrimit të mesfushorit të Bayern Munichut, Thiago Alcantara.

Sipas një raporti në Diario Sport, klubet janë në negociata të avancuara për një marrëveshje e cila do të kushtojë rreth 35 milionë euro dhe bisedimet janë përqendruar rreth strukturës së pagesës dhe jo shumës.

Marrëveshja e 29-vjeçarit në Bavari do të skadojë në verën e vitit 2021 dhe përkundër klubit të prirur për të rinovuar marrëveshjen e tij, lojtari është i vendosur të përfundojë qëndrimin e tij shtatë vjeçar në Munich.

Lexo po ashtu: Liverpooli e mendon seriozisht transferimin e Thiago Alcantaras

Javën e kaluar, Sport Bild pretendonte se spanjolli po pret të largohet nga Bayerni këtë verë dhe ky medium kishte qenë i pari që raportoi për interesimin nga Reds.

Siç theksohet nga transfermarkt.de, mesfushori qendror ka një vlerësim në treg prej 48 milionë eurosh dhe trajneri i Reds, Jurgen Klopp thuhet se është një tifoz i madh i aftësive të tij teknike dhe do të dëshironte ta shtonte atë në radhët e mesfushës së tij këtë verë.

Lexo po ashtu: Klopp është admirues i kamotshëm i Alcantaras, gjermani e kishte lëvduar disa herë mesfushorin spanjoll

Ndryshe, Thiago iu bashkua Bayernit në vitin 2013 pasi ata aktivizuan klauzolën e tij të lirimit prej 25 milionë eurosh në Barcelona.

Ai ishte i lidhur me një rikthim në Camp Nou disa herë gjatë karrierës së tij, por asnjë lëvizje nuk ka arritur të realizohet dhe tani duket se nuk ka gjasa për shkak të transferimit të Miralem Pjanic nga Juventusi. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com