Liverpooli thuhet se ka arritur marrëveshje me Wernerin

21 Janar 2020

Liverpoooi thuhet se ka arritur një marrëveshje paraprake me Timo Wernerin që të kalojë në verën e këtij viti nga Rasenball Sport Leipzig.

Sulmuesi gjerman prej kohësh kërkohet nga The Reds dhe duket se përfundimisht do të ndodhë transferimi i tij në Anfield Road.

Werner po kërkohet edhe nga klubet si, Barcelona, Real Madrid dhe Chelsea, por që mendjen e ka vetëm t’i bashkohet kampionit të gjashtë fishtë evropian.

Lexo po ashtu: Werner thuhet se e do kalimin te Liverpooli

El Desmarque raporton se Jurgen Klopp e do transferimin e bashkëkombësit të tij, shkaku që Roberto Firmino mund të luajë edhe si një 10-sh.

Por, Liverpooli për t’i marrë shërbimet e Wernerit, duhet të paguajë hiq më pak se 65 milionë euro. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan