Llogaritë për kreun e Serie A, ja ku dallojnë Sarri dhe Allegri

Derbi roman nuk ka tradhtuar, në fund u mbyll 0-0, pati luftë emocionuese dhe mbi të gjitha në kornizat e një stadiumi të mbushur plotë. Mungoi vetëm goli, por të dyja skuadrat provuan, me Lazio-n që ishte e aftë të tregonte supermaci territoriale deri në momentin që doli me të kuq Radu dhe Roma që nuk mundi që të finalizojë dy aksione në fund. Një gjuajtje nga Peres dhe një traversë nga Dzeko, por në fund një pritje nga Strakosha që ishte i aftë gjithnjë që të neutralizonte sulmin verdhekuq.

Roma dhe Lazio avancojnë në klasifikim, duke mbajtur vendin e tretë dhe të katërt me pikë të barabarta, një më shumëse Inter. Di Francesco ka një avantazh që, me një fitore dhe një barazim në dy ndeshjet derbi, tashmë mban vendin e tretë dhe teorikisht është një hap para. Nuk ka dyshim që kanë paguar fatin e Kupës, me Roma-n që kthehet nga ajo mbrëmje fantastike në Champions kundër Barcelona-s dhe Lazio që u eliminua nga Salzburg-u. Këmbët, megjithatë, kanë rezistuar deri në fund ku nuk kanë munguar emocionet. Mbi të gjitha, një sinjal pozitiv për Roma-n në vigjilje të ndeshjeve gjysmëfinale kundër Liverpool.

Në rrugën për titullin kampion, Juve është larguar 6 pikë këtë javë, pikërisht një ndeshje para se të luhet përballja direkte. Allegri shkon në +6 pas fitores së thjeshtë kundër Sampdoria-s, i mbështetur nga idetë dhe një grup që përherë jep maksimumin. I menjëhershëm reagimi pas ndeshjes së çmendur të Madridit, me Douglas Costa që ishte absolutisht protagonist, tre asiste të çmendur, një kros i shpejtë dhe një goditje e fortë në zonë.

Pas ndeshjes që Juve do të përballet me Crotone-n dhe Napoli me Udinese-n, do të jetë gjithçka gati për përballjen direkte, ku bardhezinjtë duket se janë më favoritët, të paktën në letër, pasi luajnë për dy nga tre rezultatet. Nëse këto dy skuadra do të mbërrijnë të dielën në mbrëmje me të njëjtën largësi pikësh, Napoli-t i lind detyra për të rikuperuar në përballjen direkte.

Napoli pasi mundi Chievo-n në kohën shtesë, këtë herë vuajti në finalizim kundër Milan-it. Kundër një Milani të organizuar mirë, të vendosur, por ende në rimodelim nga trajneri i tyre, Insigne dhe shokët e tij patën rastin vendimtar në minutat e fundit: Milik provoi nga gjashtë metra larg portës ku bëri dhe ndeshjen më të mirë të mundshme, kontrolloi më së miri topin por gjuajti në cepin më të largët. Do të ishte gol nëse nuk do të ishte një portier po aq i shkathët se sulmuesi, Donnarumma u tregua fenomenal, ku në një hapësirë më të vogël se 2 metër arriti që të dërgonte topin jashtë.

Një ndeshje e jashtëzakonshme, pa ekzagjerim një nga pritjet që bëjnë histori, mbi të cilën Napoli kishte bazuar ëndrrën për të shkuar në finale. Kampionati normalisht që nuk është mbyllur, por Sarri për ta rihapur duhet që të provojë që të bëjë mrekullinë në Torino. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan