“Llorente nuk do të festojë kundër Juventusit”

14 Dhjetor 2017

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Fernando Llorente nuk do të festojë nëse ai shënon kundër klubit të tij të vjetër.

Bardhezinjtë do të përballen me Spurs në 1/16 të Champions League, me “Zonjën” favorite.

“Mendoj se do të jetë një lojë e mrekullueshme me dy skuadra të mëdha, por Juventusi është favorit sepse ata janë mësuar me këtë situatë dhe kanë përvojë në këtë nivel”, tha agjenti dhe vëllai i Fernando Llorente për “TuttoJuve.com”.

“Unë do të thosha se Juventusi ka më shumë shanse të kualifikohet, 65 për qind me 35 për qind për Spurs”, vazhdoi ai.

Llorente veshin fanellën e bardhezinjve nga 2013 në 2015 dhe menjëherë fitoi zemrat e tifozëve në Torino.

“Ai dëshiron të shënojë për ekipin e tij, por unë jam i sigurt se nëse ai shënon kundër Juventusit, nuk do të festojë, ashtu siç nuk festoi ndaj Sevilla”, deklaroi agjenti i sulmuesit të Tottenham.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan