Llullaku zyrtarisht italian, mësohen detajet e kontratës

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Shkurt 2018 13:22

Azdren Llulaku është prezantuar ditën e sotme te skuadra e tij e re, Virtus Entella. Sulmuesi anësor që sezonin e shkuar ishte pjesë e Astana dhe Tobol në Kazakistan, u mendua se do ta vijonte karrierën tek Ordabasy. Gjithsesi, pas një goli në miqësore me kazakët mori avionin dhe fluturoi fillimisht drejt Turqisë dhe më pas drejt e në Itali. Disa ditë bisedime dhe marrëveshja u arrit. Fakti që ishte lojtar i lirë e lejonte atë regjistrohej si lojtar më i ri i skuadrës italiane.

Sot ka ardhur edhe zyrtarizimi. Virtus Entella e ka prezantuar sulmuesin, që rikthehet kështu në itali. LLullaku gjen tek ekipi i Serie B mbrojtësin Naser Aliji, i cili prej gjashtë muajsh ishte pa skuadër. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, kontrata e sulmuesit është 6-mujore me opsion për t’u rinovuar edhe një vit tjetër. Kështu “kolonia” e shqiptarëve që luajnë në Serie B shtohet dhe për trajnerin Christian Panucci do të jetë më e lehtë t’i vëzhgojë ata.

Llullaku ka thënë edhe fjalët e para pas rikthimit: “Zyrtarisht lojtar i Virtull Entella. Jam i lumtur që po kthehem në Itali dhe do të jem pjesë e kësaj skuadre”, shkruan sulmuesi në llogarinë e tij në “Facebook”. /EDS/  

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike