Loew: Gjermania humbet më shumë nga të gjithë në Rusi

Loew: Gjermania humbet më shumë nga të gjithë në Rusi

Trajner i Gjermanisë Joachim Loew ka besim se skuadra e tij do të shkëlqejë në botërorin e Rusisë në verën e ardhshme.

“Ne duhet që të krijojmë një uri të paparë për fitore sepse jemi ata të cilët kemi më shumë për të humbur krahasuar me të tjerët”.

Tekniku i pancerave beson se ekipi që drejton mund të bëjë historinë dhe të fitojë titullin e dytë radhazi si kampione e botës.

Por kjo nuk do të jetë e lehtë duke qenë se Brazili, Franca, Spanja, Anglia dhe Argjentina do të përpiqen që t’i largojnë gjermanët nga maja e botës.

“Të fitojmë prapë botërorin do të thotë që të hyjmë në një dimension të ri dhe duhet që të shfaqim fuqi mbinatyrore nëse duam që t’ia arrijmë”, tha Loew.