Lojtarët e Anglisë me pantallona stil hardhucë për të shmangur dëmtimet

Misioni i Anglisë në Kupën e Botës, do të bëjë që lojtarët të veshin pantallona streccingu tw pwrmirwsuara teknologjisht gjatë gjithë turneut në mënyrë që të luftojnë rrezikun nga ndryshimet e temperaturës. Dr Robin Chakraverty – mjeku i kombëtares angleze, i cili ka punuar edhe për Federatën e Atletikës, tregoi që kjo lloj veshje përdoret edhe në çiklizëm dhe ishte ai që i sugjeroi këto pantallona me bateri ekipit të Gareth Southgate-it në mënyrë që të përshtateshin me klimën ruse.

Qendra stërvitore e Tre Luanëve e cila ndodhet në Repino, arriti deri në 12 ° C këtë javë. Për krahasim në Volgograd, ku ata do të përballen me Tunizinë të hënën, mendohet se temperatura do të shënojë 33 ° C. Yjet e Southgate do të përdorin pantallonat e modelit “Lizard Heat”, të cilat janë krijuar pas studimit shkencor nga universiteti Loughborough në viti 2012, për të zvogëluar rrezikun e lëndimeve. Pantallonat janë të dizajnuara për të mbajtur muskujt e këmbëve të lojtarëve në një temperaturë të qëndrueshme gjatë periudhave të pushimit, duke kufizuar mundësinë e tërheqjes, dëmtimi ose tendosjes. Ata zakonisht përdoren gjatë ndeshjeve të ekipit, nxehjes, në 15 minuta para fillimit të ndeshjes dhe në pushim të ndeshjes.

Popullariteti i këtyre pantallonave është në rritje, me kampionët e Premier League Manchester City në mesin e atyre që i kanë porositur për sezonin e ardhshëm. Ashdown, drejtori i Lizard Heat, tha për Sportsmail: “Ideja më ka ardhur duke parë Formula 1 dhe duke parë një pjesë nga Sky për teknologjinë dhe shkencën ku shpjegohej se pse gomat nxeheshin para garës në çfarëdo rrethane.
“E kam përdorur konceptin tek lojtarët e futbollit duke përdorur teknologji infra-të kuqe që ofron ngrohtësi penetruese, e njëjtë me zgjidhjet standarde si shishja me ujë të nxehtë dhe batanija elektrike”.Ashtu si ekipi Pep Guardiolës, Everton, Swansea dhe Leeds i kanë porositur ato për sezonin e ardhshëm. Ato përdoren nga Wales i Ryan Giggs por edhe nga skuadrat e rugby. /EDS/

**************************
Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan