Lojtarët e Barcelonës marrin vendim për uljen e pagave dhe ia propozojnë klubit, pasdite mbledhja ku do të vendoset gjithçka

26 Mars 2020

Barcelona dhe lojtarët e saj duket se janë afër të arrijnë një marrëveshje për uljen e pagave.

Pandemia që ka kapluar gjithë botën Covid-19 ka bërë që kampionatet e futbollit të pezullohen për një kohë të papërcaktuar.

Klubet tani kanë humbje të mëdha dhe shumë prej tyre i kanë ulur pagat e futbollistëve në mënyrë që t’i shpëtojnë krizës financiare.

Barcelona kishte kërkuar nga futbollistët e saj të ulnin pagën për 70%, por që kjo kërkesë e klubit ishte refuzuar kategorikisht nga lojtarët.

Lexo po ashtu: Barcelona provoi uljen e pagave shkaku i coronavirusit, lojtarët refuzojnë ofertën e klubit

Kampioni i La Ligas kishte kërkuar nga futbollistët uljen e pagës prej 70% vetëm gjatë kësaj kohe të izolimit në Spanjë.

Kjo kërkesë e bordit të klubit është hedhur poshtë nga futbollistët të cilët nuk pranojnë zbritjen prej 70% të pagës gjatë kësaj kohe.

Lojtarët kanë arritur një marrëveshje mes vete që t’i ulin pagat e tyre për 30% deri në fund të sezonit.

Mundo Deportivo ka raportuar se pasdite bordi i klubit do të marrë vendim ku do të ketë një mbledhje përmes video konferencës.

Mbetet të shihet nëse klubi do të pranojë propozimin e lojtarëve, apo do të vendosë unanimisht për uljen e 70% të pagave gjatë kësaj periudhe të izolimit. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

www.telegrafi.com