Lojtarët e Barcelonës nuk janë bindur nga propozimi i parë i klubit për shkurtimin e pagave, pritet takim tjetër

24 Mars 2020

Futbolli është pezulluar tash e disa ditë nga përhapja e coronavirusit dhe klubet po kërkojnë forma që të ulin shpenzimet.

Një gjë të tillë pritet ta bëjë edhe Barcelona, pasi pagat e lojtarëve janë 600 milionë euro në vit.

Në fundjavë, drejtorët e Barcelona biseduan me kapitenët për një ulje të mundshme të pagave dhe përgjigjja fillestare ishte pozitive duke pasur parasysh që lojtarët e kuptojnë situatën e rëndë dhe rrethanat unike.

Megjithatë, ata nuk janë bindur nga propozimi i parë i bërë nga bordi i drejtorëve.

Lojtarët kanë kërkuar kohë të japin një përgjigje, por nuk duket se do të japin dritën jeshile njëherë.

Si e tillë, negociatat duket se do të vazhdojnë.

Barcelona është në një situatë të vështirë dhe do të mbetet e tillë, pasi nuk dihet se a do të përfundojë pjesa tjetër e sezonit.

Barcelona nuk ka menduar njëherë për njëherë që t pezullojë kontrata e lojtarëve. /Telegrafi/  

www.telegrafi.com