Lojtarët e Cityt i ngacmojnë ata të Liverpoolit me një parodi të këngës së Redsave "Allez Allez Allez"

14 Maj 2019

Lojtarët e Manchester Cityt janë xhiruar duke e ngacmuar Liverpoolin pas titullit të fituar në Ligën Premier. Ata kanë kënduar një këngë që i referohet ekipit të Jurgen Kloppit si viktima dhe përfshin vargun “Kompany e lëndoi Salahun”.

Ekipi i Pep Guardiolas e fitoi titullin e Ligës Premier në ditën e fundit të sezonit, pas triumfit ndaj Brightonit, ndërkohë që edhe Redsat fituan ndaj Wolverhamptonit, por mbetën një pikë prapa.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Man City

Pasi u shpallën kampionë, lojtarët e Cityt u kthyen në Mançester për të nisur festën e tyre në Etihad Stadium. Mirëpo, derisa ndodheshin në aeroplan, disa futbollistë e kanë kënduar një version parodik të “Allez Allez Allez” – këngën të cilën tifozët e Liverpoolit e kishin kënduar para finales së vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar.

Manchester City players singing “Allez, Allez, Allez” after winning the Premier League ???? #AllTheWayToKiev pic.twitter.com/eblrEF9nCr

— YourMCFC (@YourMCFC) May 14, 2019

Në këngën e lojtarëve të Cityt, Liverpooli etiketohej si “viktimë”, derisa vargu “Kompany e lëndoi Salahun” i referohej ndërhyrjes së belgut në egjiptianin në fitoren prej 2-1 në muajin janar në Etihad Stadium.

Kompany mori karton të verdhë për atë ndërhyrje që u konsiderua si mjaft e ashpër, ndërsa disa prej lojtarëve që këndojnë janë Kyle Walker, Vincent Kompany e Ilkay Gundogan. /Telegrafi/

www.telegrafi.com