Lojtarët e infektuar dhe rihapja e stadiumeve, flet presidenti i federatës italiane: Duhet ta kalojmë në plan të dytë…

08 Tetor 2020

Presidenti i federatës italiane të futbollit, Gabriele Gravina është shprehur se protokollet duhet të respektohen me rigorozitet nga të gjithë, pasi është mjeti i vetëm që garanton zhvillimin e garave sportive.

Më tej ai shton se rihapja e stadiumeve ne këtë moment aspak të lehtë, sigurisht që kalon në plan të dytë. “Ditët e fundit janë zhvilluar një seri deklaratash që nxisin konfuzion dhe tension të panevojshëm. Ajo që ne po kërkojmë është zbatimi rigoroz i protokollit në vend nga të gjithë, sepse ai përfaqëson mjetin e vetëm të mundshëm të aftë për të garantuar vazhdimin e garave sportive, siç filluan.

Federata ka ndarë një rrugë të qartë me Ministrat Sperancaa (i shëndetësisë) dhe Spadafora (i sportit) dhe vetëm falë marrëdhënies së besimit dhe bashkëpunimit që është krijuar, ne do të jemi në gjendje të përballojmë të gjitha vështirësitë që lidhen me këtë pandemi të tmerrshme.

Jemi të vetëdijshëm që, me një ringjallje të infeksioneve, në këtë moment rihapja e stadiumeve duhet domosdoshmërish të vihet në plan të dytë”, u shpreh Gravina.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan