Lojtarët e Ludogoretsit arrijnë të maskuar në Itali shkaku i coronavirusit para ndeshjes me Interin

26 Shkurt 2020

Interi do të jetë nikoqiri i Ludogoretsit për takimin e dytë në kuadër të Ligës së Evropës që fillon në ora 21:00.

Nerazzurët e fituan përballjen e parë me rezultat 2-0, derisa në të dytën në Giuseppe Meazza do të luajnë pa tifozë.

Interi nuk do të ketë përkrahjen e tifozëve të tyre, si ashtu edhe Ludogoretsit shkaku i coronavirusit që ka shpërthyer në Itali.

Così ha viaggiato ed è arrivato a Milano il #Ludogorets #EuropaLeague #InterLudogorets #coronavirus pic.twitter.com/K4n7xlOVdT

— Daniele Mari (@marifcinter) February 26, 2020

Lojtarët e skuadrës bullgare kanë arritur tashmë në Itali, derisa janë parë duke u futur në hotel të maskuar.

Lexo po ashtu: Zyrtare: Ndeshja kthyese mes Interit dhe Ludogortesit në Ligën e Evropës do të luhet me ‘dyer të mbyllura’

Për ndeshjen e nesërme (e enjte) Interi do të jetë pa Roberto Gagliardinindhe Stefano Sensin, që janë të lënduar – derisa Lautaro Martinez ka dy kartonë të verdhë.

Në anën tjetër, Ludogorets nuk mund të llogarisë vetëm në Anicet, që po ashtu ka dy kartonë të verdhë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com