Lojtarët e stolit ngrenë krye kundër Zidane

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Janar 2018 10:40
Trajneri kërkon ndihmë

Real Madrid është në krizë pas rezultateve të fundit në kampionat dhe në Kupën e Mbretit, ku skuadra barazoi në shifrat 2-2 me Numancian. Sipas spanjolles “Marca” lojtarët e stolit kanë nisur të ngrenë krye kundër Zidane dhe kanë kërkuar më shumë minuta aktivizimi. Trajneri është në një pozicion të vështirë pasi është vënë në qendër të kritikave dhe ka pranuar një pjesë të fajit, por një situatë e tillë mund të sjellë edhe largimin e tij.

Francezi ka thirrur në ndihmë, Ronaldon dhe Ramosin dy prej lojtarëve me më shumë peshë në skuadër dhe ka folur në lidhje me gjendjen e ekipit. Nuk dihet nëse dy futbollistët janë në krah të tij edhe pse dukshëm trajneri do bashkëpunimin e tyre. Ajo që të gjithë presin në kampin madrilen, është fjala e fundit e presidentit Perez në lidhje me të ardhmen e trajnerit.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike