Lojtarët harrojnë bojkotin, Vllaznia niset drejt Vlorës e buzëqeshur

02 Qershor 2020

Vllaznia do të luajë në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës përballë kuqezinjve vendës në kuadër të javës së 27-të të Kategorisë Superiore, e cila do të rikthehet të zbresë në fushën e lojës prej gati tre muajsh pezullim prej orën 17:00.

Skuadra kuqeblu, që gjatë këtyre javëve ka pasur jo pak probleme sa i takon aspektit financiar, i ka dhënë fund dyshimeve dhe është nisur drejt Vlorës sot pasdite. Nuk dihet ende nëse lojtarët kanë marrë pagat e prapambetura, por ata shfaqen të gjithë buzagazë në fotot e publikuara nga faqja zyrtare e klubit shkodran.

Njoftimi i Vllaznisë:
Pak minuta më parë ekipi i Vllaznisë është nisur drejt Vlorës, qytet ku do të luajë pasditen e së mërkurës ndeshjen e rradhës për kampionat ndaj Flamurtarit. Të gjithë futbollistët dhe pjestarët e stafit teknik dhe atij mjekësor, të paisur me maska e doreza janë ngjitur në autobuzin e ekipit i cili ka qenë i paisur edhe me dezinfektuesit e duhur dhe kësisoj Vllaznia duke zbatuar të gjitha rregullat e protokollit të hartuar nga FSHF dhe të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, ka vijuar rrugën drejt Vlorës për t’u bërë gati kësisoj për takimin e rradhës për kampionat ku padiskutim që do të synojë fitoren.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com