Lojtarët më të shpejtë në sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve, prin Van Dijk

03 Shtator 2019

Është publikuar lista e lojtarëve që zhvilluan vrapimin më të shpejtë gjatë sezonit 2018/19 në Ligën e Kampionëve.

Squawka News ka publikuar listën e lojtarëve që arritën të realizonin një vrapim të shpejtë në garën më të madhe për klube në Evropë.

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, ka realizuar vrapimin më të shpejtë në sezonin e kaluar me 34.5km/h ndaj Barcelonës në Camp Nou.

Në vendin e dytë renditet Leroy Sane i Manchester Cityt që vrapoi me një shpejtësi prej 34.4 km/h ndaj Hoffenheimit në Etihad Stadium.

Lexo po ashtu: Van Dijk futbollisti i vitit në Evropë, mposhtë Messin dhe Ronaldon

Në vendin e tretë është bashkëlojtari i gjermanit, Kyle Walker, që vrapoi 34.2 km/h ndaj Tottenham Hotspurit në shtëpi.

Gareth Bale është në vendin e pestë me lojtarët që kanë vrapuar më së shpejti, duke regjistruar një shpejtësi prej 33.8 km/h ndaj Romës në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan