Lojtarët që mund të largohen nga Barcelona për ta financuar transferimin e Griezmannit

16 Qershor 2019

Barcelona është duke punuar që ta mbyllë sa më shpejtë transferimin e Antoine Griezmannit nga Atletico Madridi.

Kamponi i La Ligas ka disa vite që po e kërkon transferimin e sulmuesit francez, derisa në këtë verë pritet që ta kompletojë transferimin e tij nga rivali i ligës.

Ernesto Valverde ka filluar të bëjë një listë me lojtarët që do të largohen nga klubi, duke filluar me ata që janë më të rinj.

Antoine Griezmann (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Marc Cucurella ishte lojtari i parë që u largua nga Barcelona, derisa Andre Gomes, Jasper Cillessen, Denis Suarez, Rafinha, Sergi Palencia dhe Adrian Ortola, janë po ashtu në listën e largimeve.

Lexo po ashtu: Drejtori i Atletico Madridit, Marin: Griezmann do të luajë te Barcelona

Skuadra katalunase dëshiron që nga shitja e këtyre lojtarëve ta financojë transferimin e Griezmannit.

Për t’i marrë shërbimet e tij, Atletico Madridi po kërkon 150 milionë euro, andaj Barcelona do të jetë e detyruar që t’i shesë këta lojtarë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan