Lojtari i Kolnit, Florian Kainz nuk e respektoi rregullin e distancimit në festën e golit ndaj Mainzit

17 Maj 2020

Mesfushori i Kolnit, Florian Kainz, i ka injoruar këshillat e Bundesligas lidhur me festimin e golave kur realizoi për skuadrën e tij në ndeshjen kundër Mainzit.

Futbollisti austriak e dyfishoi epërsinë për ekipin vendas në ndeshjen e zhvilluar në RheinEnergieStadion, e cila në fund përfundoi me rezultat 2-2, pasi mysafirët realizuan dy herë në vazhdim.

Por, ajo që tërhoqi vëmendje ishte momenti i festës së Kainz, i cili pati kontakt me katër bashkëlojtarë.

Bundesliga është kampionati i parë i madh që e ka rikthyer futbollin me dyer të mbyllura, ndërsa autoritetet angazhohen për ta minimizuar rrezikun, ndërkohë që lojtarët po testohen rregullisht për Covid-19.

Krerët e kampionatit gjermani kanë këshilluar lojtarët që të mos i festojnë golat me bashkëlojtarët gjatë periudhës së pandemisë globale.

Mirëpo, Kainz nuk i zbatoi këto këshilla dhe me shumë mundësi do të dënohet për veprimin e tij. /Telegrafi/

O Drexler é um jogador muito interessante, bicho. Já deu uns apavoro em time forte e meteu esse cruzamento pro Kainzpic.twitter.com/e0H5j5T72z

— português (@portuga_crvg_) May 17, 2020

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com