Lopetegui dëshiron te Real Madridi yllin e Bayern Munchen

16 Tetor 2018

Real Madrid ka intesifikuar interesin për të nënshkruar me mesfushorin spanjoll të Bayern Munchen, Thiago Alcantara. 27-vjeçari është një produkt i akademisë së Barcelonës, ndërsa ka qenë pjesë edhe ekipit të parë ku ka fituar trofet më të rëndësishëm në Spanjë dhe Evropë me katalansit. Ai u bërë pjesë e ekipit të parë sëbashku me vëllain e tij Rafinha, i cili kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim në Inter. Juventusi, së bashku me Barcelonën, ka shprehur interesim për Thiago, i cili duket i vendosur të largohet nga Bayern në fund të sezonit.

Gjithsesi sipas asaj që shkruan portali spanjoll “Don Balon”, Real Madridi është shumë i interesuar dhe pritet të bëjë një ofertë të rëndësishme për të siguruar shëbrimet e tij. Besohet se Thiago do ta mirëpriste një lëvizje në “Santiago Bernabeu”, edhe pse më herët ka qenë pjesë e Barrcelonës. Presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez është duke përgatitur një ofertë 50 milionë euro për mesfushorin, që preferohet shumë nga trajneri Julen Lopetegui. Rivali më i madh në këtë moment për kampionët e Evropës është Juventusi, por ka të ngjarë që bardhezinjtë t’i japin përparësi nënshkrimit të Sergej Milinkovic-Savic nga Lazio verën e ardhshme ose në vend të kësaj të zgjedhin një opsion më të lirë si Aaron Ramsey ose Adrien Rabiot. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.