Lopetegui kërkon ish-mesfushorin e Barcelonës

21 Qershor 2018

Real Madrid ka shfaqur interes për të marrë shërbimet e ish-mesfushorit të Barcelonës, Thiago Alcantara. Trajneri i ri i “Los Blancos”, Julen Lopetegui po vëzhgon mundësitë e lojtarëve që pritet të afrojë në skuadër gjatë merkatos që nis më 1 korrik. Lopetegui e njeh mjaft mirë 27-vjeçarin, të cilin e ka stërvitur në kohën kur drejtonte kombëtaren spanjolle. Madje, ka qenë një ndër zgjedhjet më të besuara të tij për disa ndeshje. Alcantara u largua nga Barcelona në 2013-ën, për t’u bërë më pas pjesë e Bayern Munchen, ku ka zhvilluar në total 96 ndeshje dhe 12 gola deri më tani.

Mediat gjermane pak ditë më parë raportuan se lojtari mund të rikthehet në Barcelonë, por drejtuesit e klubit blaugran nuk kanë interes për të, edhe pse lojtarët kanë shprehur dëshirën t’a kenë në skuadër përsëri. Ndërkohë që, trajneri i ri i Bayern, Niko Kovac e ka miratuar shitjen e spanjollit për 70 milionë euro. Shuma është e përballueshme për gjigantët madrilenë, por më parë duhet të zgjidhin një problem. Mateo Kovacic ka kërkuar që të transferohet gjatë kësaj merkatoje vere, pasi në adresë të tij ka pasur oferta të shumta. Në rast se arrihet shitja e tij me sukses te Bayern, atëherë klubi madrilen do të afrojë Thiagon. Pritet të bëhet një shkëmbim i mundshëm mes dy klubeve me lojtarët në fjalë. Siç shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”, presidenti Florentino Perez ka pasur interes për Alcataran që në kohën kur lojtari vendosi të largohet nga Barcelona. Në atë kohë klauzola e tij ishte 18 milionë, ndërsa Guardiola e shiti për 25 milionë euro te gjigantët e Bundesligës. Megjithatë, e ardhmja e tij mbetet ende në pikëpyetje, nëse do të jete “Camp Nou”, apo do të nisë një aventurë të re te rivalet e ish-skuadrës së tij në “Santiago Bernabeu”.

Alcantara ka zhvilluar 68 ndeshje me ekipin e parë të Barcelonës gjatë periudhës 2009-2013, ku ka realizuar 7 gola. 27-vjeçari gjithashtu është pjesë e përfaqësueses spanjolle që nga viti 2011-të, ku ka zhvilluar në total 30 ndeshje dhe dy gola. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan