Lopetegui: Ne mendojmë vetëm për Athletic

Julen Lopetegui ka dalë në konferencën e sotme për shtyp, ku ka folur për ndeshjen e radhës në kampionat që do të zhvillojnë ndaj Athletic Bilbao.

“Ne duhet të shfrytëzojmë kohën tani për të përgatitur një ndeshje fantastike kundër një rivali që luan ‘dhëmb për dhëmb’ me ne. Në mendjen tonë tani për tani është vetëm ndeshja e nesërme ndaj Athletic. Kam 24 lojtarë fantastikë. Kam një grup të ekuilibruar dhe të gjithë janë të përgatitur me një mentalitet të përshtatshëm. Pavarësisht se kishim pak kohë në dispozicion për t’u përgatitur për takimin e radhës, ne jemi gati. Shpresojmë në një version të mirë të Athletic. Kanë përgatitur një ndeshje të mirë. Na kanë detyruar për një ndeshje të madhe. Bale? Është lojtar fenomenal. Ka luajtur 180 minuta por është mirë. Premiot nuk më pëlqejnë shumë. Por, çfarëdo çmimi për lojtarët e mi. Benzema në moshën e tij, kushtet, nuk më surprizon. Shpresojmë që të vazhdojë edhe më mirë. Lojtarët e meritojnë”- tha tekniku i “Los Blancos”.

Më tej ai komentoi edhe ish-trajnerin e Real Madrid, Zidane, i cili dëshiron të kthehet në futboll.

“Është një lajm i mirë që Zidane dëshiron të kthehet si trajner. Është një trajner i madh. Është një vendim personal”.

I pyetur se çfarë mendon për ndeshjen Girona – Barcelona që do të luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai th: ” Nuk jam që ajo ndeshje të zhvillohet në USA. Të gjtiha ekipet duhet të luajnë në të njëjtën fushë. Duhet të jetë për të gjithë njësoj”- tha ai.

Real Madrid do të përballet me Athletic Bilbao mbrëmjen e nesërme në orën 20:45 në kuadër të javës së katërt të La Ligue. /EDS/

******************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan