Lopetegui shuan ëndrrën e Spallettit

Luciano Spalletti ka të drejtë të ëndërrojë më shumë se kurrë. Pas dështimit (ndoshta me dashje) të pistës Vidal, Interi është i përqendruar maksimalisht te Luka Modric. Por për sa i përket trajnerit të Real Madrid, Julen Lopetegui, kroati nuk lëviz nga vendi.

Të paktën kështu ka deklaruar në përfundim të miqësores kundër Juventusit, të fituar 3-1. “Presidenti është përgjigjur shumë qartë kështu që nuk kam çfarë të shtoj më tepër mbi këtë temë”, u shpreh trajneri spanjoll. “Ai është një lojtar i madh dhe po e presim të kthehet krahëhapur. Është lojtar i Real Madrid dhe do të vazhdojë të jetë i tillë”.

Lopetegui duket se është i qetë dhe përpos këmbënguljes së Interit e sheh si të pamundur largimin e nënkampionit të botës. “Kam folur me të pas Botërorit dhe do të flas sërish kur të kthehet. Dua të kuptoj nëse është i gatshëm të luajë Suerpkupën (Real – Atletico, 15 gusht). E dashuroj atë lojtar dhe do të jem shumë i lumtur ta shoh sërish te Real Madrid. Edhe ai do të lumturohet shumë nga ajo që do të shohë këtu. Do të jetë i lumtur duke luajtur futboll, siç ka qenë deri më tani te Real Madrid”.

Ndërsa mbyll derën për Modriv, Lopetegui duket se është më i qetë për sa i përket Thibaut Courtois, për të cilin flitet se do të jetë shumë shpejt portieri i ri i Real Madrid. “Kur të vijë, nëse do të vijë, atëherë mund të më pyesni për këtë temë. Për momentin flas vetëm për ata lojtarë që janë pjesë e skuadrës sonë. Ditën në të cilën gjërat ndryshojnë, atëherë do të jap mendimin tim për këtë çështje”./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.