Lorenzo Insigne: Kundër Arsenalit luajtëm një ndër ndeshjet më të këqija të sezonit

11 Prill 2019

Lorenzo Insigne pranon se “ende po mendon për atë mundësi” që e humbi në disfatën 2-0 ndaj Arsenalit.

Sulmuesi italian ende beson se Napoli mund ta përmbys gjithçka në takimin e dytë që do të zhvillohet javën e ardhshme.

Lexo po ashtu: Arsenali fiton ndeshjen e parë ndaj Napolit

“Unë jam ende duke menduar për atë mundësi sepse një gol si mysafir do të kishte qenë i rëndësishëm”, tha kapiteni për Sky Sport Italia.

“Ne duhet të mendojmë për gabimet që kemi bërë dhe duhet të sigurohemi që mos t’i përsërisim. Ne nuk kishim guxim në fillim, ishte një nga performancat tona më të këqija të sezonit, por ne duhet të përqendrohemi dhe të ndryshojmë gjithçka në takimin e dytë”.

“Arsenali është një ekip i shkëlqyeshëm. Këtë e pamë sonte dhe e dinim edhe më parë. Ne duhet të luajmë me vendosmëri dhe intensitetin e duhur të enjten e ardhshme”, tha reprezentuesi italian.

Lexo po ashtu: Notat e lojtarëve, Arsenal 2-0 Napoli: Vlerësimi për Hysajn dhe të tjerët

Ndryshe, takimi i dytë mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 18 prill (e enjte). /Telegrafi/

www.telegrafi.com