Loris Karius rikthehet të flasë për finalen e Champions-it dhe Ramos-in

Loris Karius ka edhe shumë vite të tjera në fushë, por karriera e tij në mënyrë të pashmangshme gjithnjë do të lidhet me finalen e Ligës së Kampioneve në sezonin e shkuar, kur ai mbronte portën e Liverpool-it kundër Real Madridit.

Në një intervistë të dhënë për “Bild”, gardiani kujton momentet më polemizuese të atij takimi, përplasjen e tij me mbrojtësin Sergio Ramos, që sipas gjermanit ndikoi në pjesën e mbetur të takimit dhe në gabimin e tij në golin e Karim Benzema-së.

“Mendoj se arrita shumë që munda të shkojë në atë finale, nuk do të lejoj që asgjë ta ma shkatërrojë këtë gjë. Viti i kaluar ishte fantastik, por vetëm finalja e prishi por në sport duhet që t’i lësh pas edhe zhgënjimet. Asnjë nuk mund ta dijë se sa ndikim pati ai dëmtim te mua dhe te gabimet në fushë. Ky nuk është justifikim, vetëm shpjegim.

Nuk e di nëse Sergio Ramos më dëmtoi me qëllim, vetëm ai e di, por kjo pak rëndësi ka. Asnjë nuk kërkoi falje te mua. Nga vizitat që ata nga mjeket rezultoi se kisha një problem në shikim. Në kushte normale nuk di se si ta shpjegoj këtë gabim”, tha portieri i Beshiktashit.

***********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan