"Los Blancos" kthejnë sytë drejt yllit të PSG...

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Janar 2018 00:05
“Los Blancos” synojnë të afrojnë një lojtar “big”

Real Madridi është i interesuar të nënshkruajë me Gonçalo Guedes-in e Valencia-s, i cili është në huazim në “Los Che” nga Paris Saint-Germain.

Sipas “Diario AS”, një goditje e mundshme e Realit për Guedes mbetet në një fazë shumë të hershme, me “Los Blancos” që synojnë për të afruar një lojtar “big”.

Ndërkohë, Valencia ka ndërmarrë hapa konkretë ndaj portugezit, i cili ka shkëlqyer, që nga transferimi në “Mestalla”.

Mendohet se PSG ka propozuar një tarifë prej rreth 40 milionë eurosh, të cilët janë të prirur për të përfshirë një klauzolë blerjeje, që i lejon ata të rimarrin shërbimet e Guedes, nëse forma e tij në Spanjë pasohet nga shpërthimi i tij përfundimtar.

Ajo që është më pak e qartë në këtë moment, është nëse PSG do të caktojë të njëjtim çmim për Real Madridin, pasi francezët e konsiderojnë një “grabitqar” natyror dhe ata nuk do të pranojnë përfshirjen e një klauzole blerjeje për portugezin.

Është gjithashtu shumë e sigurtë, se drejtuesit e PSG do të ishin të gatshëm ta shisnin sulmuesin e krahut tek një konkurrent i drejtpërdrejtë, pavarësisht nga kërcënimi i përballjeve në garat evropiane, për të mos shkelur rregullat e "fair play" financiar të UEFA.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike