Lotët e Petr Cech pas mbylljes së ndeshjes – portieri i jep fund karrierës brilante

30 Maj 2019

Finalja e Ligës së Evropës nuk ishte vetëm një lamtumir për Eden Hazardin me fanellën e Chelseat, por edhe për Petr Cech që e ka mbyllur karrierën profesionale në moshën 37 vjeçare.

Ai e la karrierën me humbje kundër ish-klubit të tij, ku ka ende shumë dashuri për të.

Cech ka qenë një referencë për portierët në futbollin anglez për 15 vjet dhe në atë kohë ai ka qenë një nga më të mirët në botë në pozitën e tij, si dhe pa dyshim që është një nga më të mirat në historinë e Premier Ligës.

Petr Cech . (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

Përkundër se pranoi katër gola, portieri çek bëri  punë të mirë duke ndalur shumë goditje.  Për fat të keq për të, ata që ishin para tij nuk u kryen punën në nivel.

Pas fishkëllimës së fundit, fytyra e Cech i tregoi të gjitha, ku lotët ranë nga sytë e tij.

Still the legend we know always a blue @PetrCech ???? pic.twitter.com/zSj7EC0ReP

— Kevin Beran????? (@NoiKevinze17) May 29, 2019

Ai e kishte fituar këtë trofe në vitin 2013, pastaj edhe Ligën e Kampionëve e katër Liga Premier.  Gjatë gjithë karrierës së tij, legjenda e Chelsea ka qenë një profesionist i madh dhe tani ai do të kthehet në Stamford Bridge si drejtor sportiv.

Lexo po ashtu: Emery analizon lojën ndaj Chelseat: Ata e merituan fitoren

“Bëri gjithçka dhe nuk kam asnjë peng për ditën e sotme. Kemi punuar tërë vitin dhe është e vështirë që të mbyllet pa asgjë.  Një gjë që ky grup i lojtarëve nuk e ka merituar”.

Petr Cech . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

“Humbëm në finale 4-1, por mund t’i siguroj fansat se puna e bërë këtë sezon do të shihet më shumë sezonin e ardhshëm, ku do të jemi më të fortë”.

"I'm proud of myself. I am proud of the way I played today."

"I have done everything so I can look back and I have no regrets."

An emotional Petr Cech addresses Arsenal supporters after playing his final match. pic.twitter.com/k8lru9uw8d

— Football on BT Sport (@btsportfootball) May 29, 2019

“Kjo është gjëja më zhgënjyese. Doja ta mbyllja duke e ngritur trofeun dhe do t a mendoj deri me 30 qershor këtë gjë. Jam ende lojtar i Arsenalit mos e harroni”, ka thënë Cech. /Telegrafi/

www.telegrafi.com