Lovren ia sheh sherrin talljeve me Ramosin, dënohet nga UEFA

12 Janar 2019

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka ndarë dënimet për vitin e kaluar.

Nga këto dënime nuk ka shpëtuar mbrojtësi kroat Dejan Lovren dhe Federata e Futbollit të Kroacisë.

Pas fitores së Kroacisë 3-2 ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve, Dejan Lovren ishte tallur me Sergio Ramosin në rrjetet sociale.

QendĂ«rmbrojtĂ«si i Liverpoolit i inatosur me humbjen nĂ« finale nga Ramosi dhe Real Madridi u fut ‘Live’ nĂ« Instagram.

Dejan Lovren. (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Aty Lovren filloi të tallej me Ramosin dhe së bashku me fansat e tij ta ofendojnë qendërmbrojtësin spanjoll.

Kjo gjë i ka kushtuar anëtarit të Liverpoolit me një ndeshje dënim nga UEFA.

Dënim ka marrë edhe Federata e Futbollit të Kroacisë prej 13 mijë eurove nga UEFA për shkak të lëshimeve në organizim. /Telegrafi/

www.telegrafi.com