Low për të zëvendësuar Zidane në Madrid? Bierhoff i lumtur

Joachim Löw ështe parë si një alternativë për të zëvendësuar Zinedine Zidane te Real Madridi, megjithatë Oliver Bierhoff nuk është i këtij mendimi, ndërsa është i lumtur që ai ka nënshkruar një kontratë të re me Gjermaninë. Me Zidane njoftoj dorëheqjen nga “Los Blancos”, me Bierhoff që shprehu kënaqësinë që Loë kohët e fundit nënshkroi një kontratë të re me Gjermaninë. Vetëm pesë ditë pas fitimit të titullit të tretë radhazi të Ligës së Kampionëve, me një fitore 3-1 ndaj Liverpool-it, Zidane njoftoi nga konferenca për shtyp se do të largohet. Menjëherë pas këtij momenti filluan aludimet se kush mund të jetë trajneri që mund të ketë sukses në “Santiago Bernabeu”, me trajnerin gjerman të Gjermanisë, fitues i Kupës së Botës, në mesin e kandidatëve të mundshëm për të zëvendësuar francezin. Gjithsesi Bierhoff është i qetë sepse Jogi rinovoi deri në vitin 2022 vetëm dy javë më parë me Gjermaninë.

“Epo, është pak e habitshme, por kur e keni parë atë në finalen e Ligës së Kampionëve, ai ishte me të vërtetë i qetë dhe keni pasur ndjenjën se ai vërtet dëshironte të shijonte gjithçka”, tha Bierhoff për Zidane. “Kur e pashë gjuhën e tij të trupit unë isha si: ‘A po mendon për diçka? A po e lë klubin?’. Është tepër e vështirë për një klub. Unë nuk e di se çfarë alternativash kanë ata, jam i lumtur që e kemi rinovuar kontratën e Jogi Low, kjo ishte shumë e mirë. Nuk ka aq shumë trajnerë që mund të jenë në radhët e një klubi të tillë të madh dhe sigurisht ai lë pas një trashëgimi të madhe, por përveç kësaj Reali do të ketë gjithmonë një shans për të fituar Ligën e Kampionëve. Ata kanë një skuadër të shkëlqyer dhe ndoshta ky ndryshim është hapi i ardhshëm për ta, Unë jam vërtet kurioz të di se kush do të jetë trajneri i tyre i ardhshëm”, theksoi ish-sulmuesi gjerman. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan