Lu-La, “vallëzimi” i fundit tek Interi Lu-La, “vallëzimi” i fundit tek Inter

02 Qershor 2020

Nga tani e deri në gusht, Interi pret të shikojë më shpesh shkëlqimin e “Lu-La”-s. Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez janë gati të formojnë edhe një herë dyshen e sulmit zikaltër: dy muaj në maksimum, më pas do të jetë e vështirë të evitohet shkrirja e çiftit, me “Demin” e destinuar drejt mikut Mesi te Barcelona dhe “Big Rom” që mund të gjendet përkrah Kavanit, në një sulm prej më shumë se 600 golash së bashku.

Megjithatë, për të mësuar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen interviste, nevojitet kohë, tani është ora e “Lu-La”. Lukakut nga mesi i qershorit Konte do i kërkojë të jetë edhe një herë udhëheqësi, lojtari i cili nga gushti i kaluar ka munguar në vetëm një ndeshje; ndërsa Lautaros të mënjanojë zërat e merkatos dhe të mendojë për Interin. Edhe pse së bashku këtë vit të dy kanë arritur të ngrohin duart e tifozëve interistë: në fakt, dyshja ka shënuar 39 gola dhe asnjëri nga të dy nuk kishte pasur më parë një ecuri kaq të mirë. Romelu është debutuesi zikaltër me më shumë gola në Serinë A 70 vitet e fundit dhe është në kuotën 23 gola sezonalë, 4 më pak se viti rekord me Junajtid (2017-’18). Lautaro vinte nga 9 gola si zv. i Ikardit dhe tani do të rinisë nga kuota 16.

SKENAR I RI – Banojnë pranë nën tri kullat e lagjes “City Life” të Milanos dhe sërish kanë qëndruar pranë që nga dita e parë e rihapjes së qendrës stërvitore. Tani Lukaku e Lautaro do të nisin një kapitull të ri të historisë interiste nga Napoli, në një natë ku qëllimi do të jetë përmbysja e humbjes në “San Siro”, në përpjekje për të regjistruar rezultatin në kampionat: Interi në atë kohë, i kapur fort pas trenit të titullit, fitoi 3-1 në “San Paolo” dhe sulmuesit zikaltër ishin protagonistë: 2 gola për numrin 9, 1 për 10- ën argjentinase. Sot skenari është ndryshe, por gara potencialisht e hapur për tre trofe (titull, Kupë Italie dhe Ligë Europe) do mund të ndezë sërish shkëndijën. E kushedi, ndoshta Lukaku e Lautaro do arrijnë të hyjnë në librin e rekordeve të Interit të viteve 2000: me 13 ndeshje të Serisë A në horizont dhe 9 të tjera potenciale në kupa mund të kalojnë 40 golat në kampionat të shënuar nga Ikardi-Perisiç në sezonin 2017-’18 dhe 48 totalët të Eto-Pacini (2010-’11).

SIGURI E RREZIQE – Lukaku, më i pranishmi i epokës “Konte” (2904 minuta në fushë), duhet të jetë menjëherë shpërthyes: për belgun Konte ka ndërtuar një përgatitje enkas, edhe gjatë muajve në shtëpi, për ta rikthyer menjëherë në formë. Tani nuk ka kohë për kolaudime, do të luhet praktikisht çdo tri ditë dhe me Kupën e Italisë që i paraprin kampionatit do të jetë thelbësore të shkelet gazi që nga sekonda e parë. Për Lautaron do të jetë shumë ndryshe. Të qenit në qendër të merkatos, për më shumë i thirrur drejtpërdrejt nga Mesi e Barça, nuk mund të mos ndikojë. Negociatat në aksin Milano-Barcelonë janë në vazhdim pas “jo”-së së fundit nga zikaltrit kundrejt ofertës prej 50 milionë eurosh dhe dy shkëmbimeve. Megjithatë, “telenovela” do zgjasë edhe për disa kohë, meqenëse klauzola e sulmuesit skadon më 7 korrik. Në krahun e tij “Demi”, së paku në rrjetet sociale me thirrjet e tij “Forca Inter”, dëshmon se do të vazhdojë të japë gjithçka për Interin dhe Konten.

LEDIO NASE – PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan