“Luajmë në njëjtën skuadër”, Lewandowski kampion edhe jashtë fushe. Dhuron 1 mln euro

22 Mars 2020

Robert Lewandowski është konfirmuar një kampion në fushë dhe jashtë saj. Sulmuesi polak dhe bashkëshortja e tij Anna kanë njoftuar dhurimin e 1 milion euro në ndihmë të “luftës” kundër Coronavirus. Në një postim në “Instagram”, futbollisti i Bayern Munich ka sqaruar arsyen e gjestit të tij.

Untitled

“Luajmë të gjithë në të njëjtën skuadër. Nëse mund të ndihmojmë dikë le ta bëjmë. Ndiqni këshillat e ekspertëve dhe besoni se shumë shpejt t’i kthehemi normalitetit”, lexohet në postimim e Lewandowski.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com