“Luçesku më dha shansin të debutoja në Serinë A kur isha 16-vjeç”, Pirlo: Dibala ishte i nxehur sepse…

19 Tetor 2020

Juventusi bën debutimin për këtë sezon në Champions nesër ndaj Dinamo Kievit në transfertë. Në vigjilje të kësaj sfide në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i bardhezinjve Andrea Pirlo i cili nesër do të ketë përballë Mirsea Luçeskun, njeriun që 25 vite më pare bëri të debutojë Pirlon në Seria A në moshën 16-vjeçare. Këto janë fjalët e teknikut bardhezi:

Përgatitja – “Do të fle, do të ha dhe do të shkoj në stadium për ndeshjen, njësoj do të bëjnë dhe lojtarët e mi gjithashtu edhe Luçesku dhe lojtarët e tij.”

Luçesku – “Më ka dërguar tek skuadra e parë në moshën 15-vjeçare dhe kam debutuar në moshën 16-vjeçare, kam kujtime të bukura me të, i jam mirënjohës dhe e falenderoj.”

Kristiano Ronaldo – “Ronaldo është me COVID dhe do të mungojë, por ne kemi dhe lojtarë të tjerë që mund të luajnë në pozicionin e tij siç bëri Morata të shtunën.”

Liga e Kampioneve – “Jam i qetë dhe mezi po e pres debutimin tim në Champions si trajner i Juventusit. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për të kaluar grupin me më shumë siguri dhe me tri pike më shumë. Duhet të fitojmë!”

Dibala – “Kam folur me të, siç bëj me të gjithë. Ishte i nxehur sepse nuk mundi të luajë të shtunën, por vjen pas tri muajsh pa aktivitet. Dëshiroja ta aktivizoja ndaj Krotones por më pas mbetëm me 10 lojtarë dhe nuk e pash të arsyeshme që të lunate. Ai nesër do të jetë në dispozicion.” , përfundon trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan