Ludogorets kërkon informata shtesë nga Interi nëse ndeshja do të shtyhet shkaku i coronavirusit

23 Shkurt 2020

Ludogortes ka kërkuar në mënyrë formale informata shtesë nga Interi nëse ndeshja kthyese në Ligën e Evropës do të shtyhet shkaku i coronavirusit.

Sot është raportuar nga mediat në Itali se dy persona kanë vdekur nga virusi tashmë i famshëm, derisa 132 persona janë prekur dhe 26 raste janë mbyllur në karantinë.

Të shtunën kryeministri i Italisë dhe ministri i sportit kanë bërë të ditur se ngjarjet sportive në Lombardi dhe Veneto janë shtyrë për një afat të pacaktuar.

Lexo po ashtu: Alarmohen italianët nga Coronavirusi, vdes edhe një grua dhe anulohen tri ndeshje të Serie A

Kështu, Ludogoretsi ka lëshuar një njoftim ku thuhet se duan informata shtesë nga Interi rreth gjendjes aktuale dhe nëse ndeshja do të shtyhet.

Nerazzurët e fituan përballjen e parë 2-0 më 20shkurt në Bullgari, ndërsa tani do të jenë nikoqir i tyre në Giuseppe Meazza, mirëpo me shumë gjasë ndeshja do të shtyhet. /Telegrafi/

www.telegrafi.com