“Luftë” mes sheikëve të City dhe PSG për yllin e Lazio

Nënkampionët e Ligue 1, Paris Saint-Germain, janë futur në garë për të nënshkruar me yllin e mesfushës së Lazio, Sergej Milinković-Savić me drejtuesit që kanë rritur çmimin.

Manchester United dhe Manchester City prej kohësh janë admirues të mesfushorit serb të lindur në Spanjë, vëllai i të cilit, Vanja tashmë ka qenë i lidhur me “Djajtë e Kuq” në të kaluarën. Gjigandët e Serie A, Juventus gjithashtu thuhet se po e monitorojnë Milinković-Savić.

Tani, Paris Saint-Germain gjithashtu u bashkua në garën për të nënshkruar me 22-vjeçarin, me drejtorin sportiv Antero Henrique që ka filluar me mënyrat për të tërhequr yllin e Lazio në kryeqytetin francez raporton “The Sun”.

Lazio është në dijeni të interesit të PSG për të nënshkruar me Milinković-Savić dhe ka e rritur çmimin për të deri në 105 milionë euro.

Thuhet se Manchester City i Pep Guardiola ka dërguar tashmë skautët për të parë mesfushorin në veprim dhe aktualisht kryeson garën për ta nënshkruar me të.