Luis Enrique drejt pankinës, por ka një kusht që nuk është në natyrën e Arsenal

Luis Enrique është favorit për të marrë vendin e Arsene Wenger, i cili pati një karrierë prej 22 vitesh nën drejtimin e Arsenal. Ish-trajneri i Barcelona-s, Enrique, planifikon të bëjë shumë ndryshime në skuadër në rast se ai do të marrë drejtimin e “Topçinjve”.

Vetëm linja e sulmit do të mbetet e paprekur, pasi udhëhiqet nga blerja 60 milionë paundëshe me Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette, të cilët janë duke e bërë shumë mirë punën e tyre.

Porta, mbrojtja dhe mesfusha do të shkunden, ndërsa mesfushori i Roma-s, Radja Nainggolan është qëllimi i parë i merkatos së londinezëve. Ky është një devijim nga stili i Wenger, i cili në mënyrën e tij menaxhuese përjashtonte lojtarët me moshë të madhe, duke preferuar gjithnjë emra të rinj.

Kushdo që do të marrë vendin e Wenger i duhet që për sezonin tjetër të bëjë disa ndryshime në skuadër për të kthyer fuqinë e skuadrës në “Emirates”. Së bashku me ish-trajnerin e Barcelona-s pritet që të afrohet edhe Raul Sanellhi, ish-drejtori sportiv i blaugranave që e njeh mirë Enrique-n dhe që pritet të bëjë menaxhimin e parave të Arsenal-it.

Te Arsenal nuk kanë në natyrë që të bëjnë blerje me shifra të mëdha gjatë periudhës së merkatos, por që të rrëmbejnë talente të mëdhenj për pozicionet e preferuara. Afrohen shumë talente dhe më pas secili ka shansin e vet për të qëndruar në këtë klub.

Enrique nuk ka qenë në punë që kur është larguar nga Barcelona kur kontrata e tij skadoi në marsin e vitit të shkuar, teksa tashmë është i fiksuar që të kthehet pas në lojë. Por, gjithashtu ai kërkon që të paguhet me të njëjtat para, 9 milionë paund, ashtu siç shpërblehej për një kohë të gjatë Arsene Wenger, i cili vetëm në shtatë vitet e fundit përfitoi këtë pagesë edhe pse i kushtoi 22 vite të jetës së tij “Topçinjve”. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan