Luis Suarez nuk impresionohet nga respekti që Griezmann tregoi për Uruguain

Antonine Griezmann nuk festoi kur shënoi golin ndaj Uruguait sepse ishte pikërisht një uruguaian që i mësoi atij të mirat e të këqijat e këtij sporti. Për më tepër që ai luajti kundër miqve të tij, e mendoi se nuk ishte e denjë që të gëzonte ndërsa ata vuanin.

Megjithatë, sulmuesi i Uruguait, Luis Suarez nuk u impresionua fare nga kjo mënyrë e të treguarit respekt e sulmuesit të Francës.

“Ai nuk është uruguaian, ai është francez dhe shënoi një gol. Ai nuk e di se çfarë duhet që të bëjmë ne që të kemi sukses në futboll. Ai mund të ketë zakonet e tij dhe mënyrën uruguaiane të të folurit, por ne ndihemi ndryshe”, tha Suarez.

Tani Franca po bëhet gati për sfidën gjysmëfinale kundër Belgjikës. Përveç Griezmann-it, arma tjetër e “Les blues” është edhe Kylian Mbappe. Deri më tani, sulmuesi 19 vjeçar ka qenë thjesht i jashtëzakonshëm. Ish kapiteni dhe trajneri i Francës, Laureat Blanc

“Mendimi im për të nuk ka ndryshuar në 10 muajt e fundit: ai është një fenomen. Kjo nuk do të thotë se ai do të na bëjë të fitojmë gjatë gjithë kohës. Ai është një djalë që frikëson kundërshtarët. I gjithë ekipi ka përfituar nga frika që kanë të tjerët nga Mbappe. Por kujdes, edhe Belgjika ka një fenomen në ekip dhe ai është Eden Hazard”, paralajmëroi Blanc. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan