Luis Suarez pritet ta bëjë testin e gjuhës për pasaportë italiane  

06 Shtator 2020

Luis Suarez do të ketë testin e tij të gjuhës italiane nesër (e hënë) në Barcelonë, ndërsa ai vazhdon të përgatitet për transferimin e tij në Juventus.

Reprezentuesi i Uruguait ka nevojë për një pasaportë italiane në mënyrë që të mos zërë një vend ekstra-komunitar në skuadër.

Ai është në gjendje të marrë pasaportën sepse gruaja e tij ka paraardhës italianë, por së pari duhet të kalojë një test të gjuhës italiane.

Lexo po ashtu: Suarez dëshiron me çdo kusht ta ndëshkojë Barcelonën

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Suarez do të gjendet në Konsullatën Italiane në Barcelonë të hënën.

❗️ Luis Suárez se examina mañana para ser italiano

🛂 El delantero acudirá al Consulado de Italia en Barcelona para poder jugar en la Juve sin ocupar plaza de extranjero https://t.co/NQrdcdI1c8

— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) September 6, 2020

Në të njëjtën kohë, Suarez është gjithashtu duke negociuar me Barcelonën për të zgjidhur kontratën e tij me pëlqimin e ndërsjellë.

Ka mbetur edhe një vit nga marrëveshja, plus një mundësi për një sezon tjetër, kështu që Blaugranët janë të etur të heqin pagën e tij nga librat financiar.

Lexo po ashtu: Gazeta Marca zbulon detaje nga marrëveshja personale e Luis Suarezit me Juventusin

Sulmuesi është ende në stërvitje, por nga trajneri i ri Ronald Koeman është thënë se ai nuk është pjesë e planeve për këtë sezon.

Është raportuar gjerësisht se Suarez tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Juventusin, një kontratë dy-vjeçare me mundësi për një të tretë, me vlerë 10 milionë euro neto në sezon. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com