Luiz: Vendosa të largohesha nga Chelsea para se të arrinte oferta e Arsenalit

07 Tetor 2019

David Luiz ka treguar se përse vendosi të largohej nga Chelsea në këtë verë që shkoi.

Mbrojtësi brazilian u largua nga The Blues për të kaluar te rivali lokal, Arsenali, derisa ka dhënë edhe arsyet.

Lojtari 30-vjeçar ka thënë se ai vendosi të largohej nga Chelsea para se oferta e Gunners të arrinte, shkaku që dëshironte një aventurë të re në karrierën e tij.

David Luiz dhe Granit Xhaka

“Gjithmonë më ka pëlqyer Chelsea, nuk ka dyshim. Pash mundësinë që të shkruaj një faqe të re në një vend të ri, por jam gjithmonë mirënjohës ndaj Chelseat, për të gjithë njerëzit atje” ka thënë Luiz.

Lexo po ashtu: Xhaka ia uron David Luizit golin e parë me Arsenalin

“Ishte vendim individual të cilin e mora nga bisedime të sinqerta – mes meje dhe Lampard, askush tjetër” ka shtuar mbrojtësi. “Mora vendimin për tu larguar nga Chelsea para se Arsenal të bënte ofertën për mua”.

Luiz në fundjavën e kaluar shënoi golin e parë te Arsenali dhe dalëngadalë po bëhet lojtar i rëndësishëm për ta. /Telegrafi/

www.telegrafi.com