Lukaku braktis Raiolan, menaxheri i ri është ylli i muzikës

Mino Raiola nuk është më agjenti i Romelu Lukakut. Sulmuesi 24-vjeçar, me origjinë kongoleze i është bashkuar Roc Nation Sports. Kompani që është themeluar nga reperi amerikan, Shaën Corey Carter, i njohur me emrin e artit Jay-Z, njëkohësisht bashkëshorti i këngëtares, Beyonce.

Pjesë e kësaj agjencie është edhe mbrojtësi ganezo-gjerman i Bayern Munich, Jerome Boateng.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania në fjalë përmes një njoftimi të bërë në rrjetin social “Instagram”.

“Familja jonë RocNationSports sapo u rrit. Mirë se vjen Romelu Lukaku”- shkruhet karshi fotos së yllit të Manchester United postuar në faqen e tyre zyrtare. Sipas revistës “Forbes”, Jay-Z ishte një nga agjentët më të suksesshëm në vitin 2017-të, i renditur në vendin e dytë pas Fernando Felicevich, i cili transferoi Alexis Sanchez në “Old Trafford” merkaton e janarit. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan