Lukaku ka një mesazh për të gjithë shokët e pabindur te United

Lukaku ka një mesazh për të gjithë shokët e pabindur te United

Te Manchester United ka pasur përplasje mes disa futbollistëve dhe trajnerit Jose Mourinho. Të parët kanë debatuar me teknikut portugez, pasi ai i kritikoi për paraqitjet e dobëta në fushë. Por sulmuesi i “Djajve të kuq” Romelu Lukaku mendon se secili prej futbollistëve duhet që të marrë përgjigjet e tij.

Belgu vetë ka marrëdhënie mjaft të mirë me teknikun, por ai thotë se ata që kanë provuar ashpërsinë e portugezit, duhet që ta pranojnë atë ashtu siç është.

“Realisht nuk e vë re se çfarë marrëdhënieje ka ai me lojtarët e tjerë. Sepse nuk besoj se kjo ka ndikim te mua. Nëse trajneri ka një debat me një lojtar, atëherë ai lojtar le ta zgjidhë atë. Jemi të rritur, kështu që i marrim përgjegjësitë tona. “, tha Lukaku.

Mourinho ka pasur debate me titullarët Paul Pogba, Anthony Martial dhe Antonio Valencia në muajt e fundit. Ndërsa Lukaku këtë sezon ka shënuar vetëm 4 gola me United-in. Ai nuk e gjen rrugën e rrjetës që prej 15 shtatorit. /EDS/

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.