Lukaku shkëlqen me Interin, ish-lojtari i Juventusit:  Po shënon gola sepse nuk ka përballë futbollistë si Nesta dhe Maldini

13 Shkurt 2020

Romelu Lukaku është duke shkëlqyer me Interin, duke u kthyer në një nga lojtarët më të mirë dhe të rëndësishëm te Interi.

Me paraqitjet e tij, belgu po i jep të drejtë trajnerit Konte, i cili e kërkoi atë me ngulm në merkaton e verës. Pikërisht për këtë formë të sulmuesit zikaltër, ka folur edhe një ish-lojtar i Juventusit, siç është Simone Pepe.

Ky i fundit në një intervistë të dhënë së fundmi në lidhje me Lukakun është shprehur: “Që nga koha kur është bashkuar me Interin, Lukaku po bën shumë mirë me këtë skuadër. Është një pikë referimi për projektin e Kontes në skuadër, i cili e kërkoi atë me çdo kusht në skuadër.

Megjithatë pavarësisht se ai po shënon shumë, duhet të dimë se përballë nuk ka mbrojtës si Nesta, Maldini apo Kanavaro, me të cilët do ta kishte të vështirë të shënonte.”, u shpreh Pepe.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com