Lukaku vazhdon riaftësimin, por Belgjika “tërbon” drejtuesit e Interit

07 Nëntor 2020

Vazhdon në “Appiano Gentile” riaftësimi i Romelu Lukakut. Sulmuesi belg ka kryer në qendrën sportive një seancë stërvitore të diferencuar për të rikuperuar nga lodhja muskulore e pësuar në sfidën kundër Shahtjorit dhe që e ka mbajtur jashtë për ndeshjen kundër Parmës në Serinë A dhe Realit të Madridit në Ligën e Kampioneve.

Do të vlerësohet sot nëse sulmuesi do të jetë në gatishmëri për transfertën e nesërme në Bergamo. Pas punës së ditës së enjte ndjesitë kanë qenë pozitive. Ndërkohë, në rast se belgu nuk do të jetë në gjendje të zbresë në fushë, rriten kuotat për Aleksis Sançezin, në avantazh ndaj Ivan Perisiçit për të përkrahur Lautaro Martinezin në sulm.

Pavarësisht dëmtimit, megjithatë, Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës, e ka grumbulluar për angazhimet me kombëtaren të programuara për javën e ardhshme “Ka ende disa ditë për të rimarrë veten dhe kemi besim se do të jetë gati nga e hëna”, u shpreh Martinez. “Më pas do të vendosim me repartin mjekësor nëse do të jetë në gjendje të luajë”. “Djajtë e Kuq” do të përballen, mes datave 11 dhe 18 nëntor, me Zvicrën (në miqësore), Anglinë dhe Danimarkën (në Ligën e Kombeve). Nëse do të mund të luajë mbetet për t’u parë. Megjithatë kjo ftesë nga Belgjika për sulmuesin, nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Interit, që kërkojnë që Lukaku të jetë gati për ndeshjet e Interit pas kombëtareve.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan