Luksemburgu stacioni i radhës i Shkëndijës në Ligën e Evropës

17 Korrik 2019

Kuqezinjtë vazhdojnë paraqitjet në Ligën e Evropës dhe të martën, (23 korrik) në Shkup, në kuadër të raundit të dytë presin kampionin e Luksemburgut, F91 Dudelange.

Vera evropiane vazhdon me intensitet të plotë, pasi çdo mesjavë janë programuar takime në dy garat e UEFA-s.

Pas eliminimit në kualifikimet e Ligës së Kampionëve nga ekipi estonez, Nomme Kalju, Shkëndija vazhdon në xhiron e dytë të Ligës së Evropës, ku e presin duele me F91 Dudelange të Luksemburgut.

Këta të fundit si kampionë të vendit të tyre ishin pjesë e raundit të parë të ligës elitare evropiane për klube, ku u eliminuan nga Vallettan e Maltës për efekt të përparësisë së golave si mysafir (2:2 në Luksemburg dhe 1:1 në Maltë).

Shorti ka caktuar Shkëndijën vendase të ndeshjes së parë dhe e njëjta luhet të martën e ardhshme (23 korrik) në Shkup. /Telegrafi/

www.telegrafi.com